Uebi i se ardhmes (2007)

Ishte fillimi i viteve të ’90 kur filloi ti merr hapat e parë platforma ueb. Nuk është aspak “fer” që të bëhet një krahasim i fillimit të kësaj platforme me atë të ditëve të sotme. Në fillim uebi ishte një vend statik i cili përmbante disa faqe të thjeshta HTML. Mirëpo me interesimin e kompanive të ndryshme të biznesit ai filloi ta merr një kahe tjetër. Ky interesim qoi në zhvillimin e teknologjive të reja si XML, SOAP (Simple Object Access Protocol) etj., të cilat ndryshuan mënyrën e lidhjes së aplikacioneve dhe sistemeve në mes veti. Këto teknologji vazhdoi ti ndjek platforma ueb 2.0 e cila karakterizohet me fenomenin e blogjeve blogs), wiki dhe rrjeteve shoqërore. Tash kur shumica e përdoruesve të internetit po e ndjejnë lehtësimin që ka sjell teknologjia 2.0, uebi po përgatitet për hapin e ardhshëm.

Tejkalimi i kufijve të tanishëm

Gjenerata e re e uebit do të karakterizohet me dinamizëm, interaktivitet dhe me aplikacione shumë fleksibile, të cilat jo vetëm që do t’i kalojnë kufijtë dhe mundësitë e uebit aktual, mirëpo do të jenë një kërcim serioz për Windows aplikacionet.

Aplikacion i pasur që nuhatë

Ueb aplikacionet e gjeneratës së ardhshme do të jenë shumë interaktive, do të kenë aftësi të përshtaten sipas qejfit të përdoruesit, do të kenë një ndërfaqe të bukur dhe atë më të mirë se Windows plikacionet. Këto aplikacione nuk do të kenë kurrfarë kuptimi nëse ato nuk e përkrahin mundësinë drag’and’drop që i lejon përdoruesit ta kostumizoi përmbajtjen dhe renditjen në aplikacion, gjithashtu menyja e right click (menyja e djathtë e miut) do t’i përkas aplikacionit ueb e kurrsesi sistemit operativ (shiko Windows live mail). Përgjigjja në kërkesa të përdoruesit duhet të jetë e shpejtë, e këtë e mundëson AJAX (Asynchronous JavaScript and XML) i cili lejon dërgimin e kërkesës së përdoruesit pa pasur nevojë që të kërkohet dhe të merret e tërë përmbajtja e uebit. Ajo që duhet të kihet parasysh është se një ueb sajt me shumë animacione dhe shumë dizajn nuk mund të merret si aplikacion i së ardhmes, animacioni mund ta zbukurojë uebin,, por jo edhe ta bëjë të gjeneratës së re.

Aplikacion mendje hapur

Duhet ta dimë se teknologjia që bëri revolucion në 10 vitet e fundit janë ueb shërbimet (web services) dhe SOAP. Aplikacionet e gjeneratës së ardhshme duhet të jenë të afta të bashkëbisedojnë me aplikacionet tjera që nuk janë satelit të tyre, por ndoshta edhe konkurrent të tyre. Mënyra e komunikimit të tyre ndoshta do të caktohet nga një standard botëror. Aplikacioni i mençur në bazë të kërkesave të përdoruesit do të din të komunikojë me aplikacione tjera nëse informatat që i kërkon përdoruesi nuk gjenden në të. Gjithashtu aplikacioni duhet të jetë cross’browser, pra i punuar në atë mënyrë që të mos ketë kufizime në shfletues (browser).

Të dhëna dinamike

Ashtu sikur që e bëjmë kostumizimin e desktopit, ueb aplikacionet e ardhshme do të na mundësojnë që të dhënat që na duhen më së shumti t’i kemi afër gjithmonë dhe në çastin kur ato na duhen t’i kemi aty për aty. Aftësia tjetër që do të na japin këto aplikacione është ndarja (share) e përmbajtjeve të ndryshme me të tjerët gjithashtu edhe mundësia që t’i menaxhojmë privilegjet në këto përmbajtje për personat e caktuar (shiko Windows live sky drive). Zhvillimi i kësaj platforme dhe evoluimi i saj gjithnjë e më shumë po e rrezikon windows platformën, përdoruesit gjithnjë e më shumë dëshirojnë që atë që e kanë në kompjuterin e tyre ta ndajnë me të tjerët. Nuk është jologjike të mendosh që me një të ardhme jo fort të largët sistemin operativ do ta kemi të instaluar në serverët e Microsoft’it ose Google-it dhe harddisku do të jetë diçka e harruar.

*Shenim: Artikulli eshte shkruar dhe botuar ne vitin 2007, mirepo nuk ka qene i publikuar ne internet per kete e pashe te arsyeshme qe ta shperndaj.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s