Dhe ne ta ngritem lart famen tende

1600zw010Ne ta ngritem lart famen tende” (Kur’an, Inshirah). Sa here qe Une permendem, emri yt permendet pran Emrit Tim. Emrat tane jane vene prane pazgjidhshmerisht. Kur te permendem Une , ti permendesh gjithashtu gjate ezanit, gjate namazit, gjate hutbeve, dhe ligjeratave. A mund te shpresosh per nje nder me te madh se ky? Cdo adhurues, cdo burre dhe grua qe me madheron, cdo person qe e kryen haxhin, cdo hatib (orator ne pergjithesi dhe mbajtes I hutbeve te xhumase ne vecanti) – te permend. A po kerkon fame me te madhe se kjo?

Ti je I permendur ne Teurat dhe Inxhil; ti je I nderuar dhe I lavderuar ne librat e shenjte te zbritura te popujt e kaluar.

Ne ta ngritem lart famen tende” (Kur’an, Inshirah), keshtu qe ajo mbulon shumicen e pjeseve te tokes si rrezet e diellit. Neper kontinente dhe dete permendja e emrit tend udheton me shpejtesin e drites. Banoret e cdo qyteti te njohin; popujt e cdo vendi kane degjuar per ty; njerzit e cdo fshati pyesin per ty. Per ty bisedohet ne tubime te vogla dhe te medha.

Ne ta kemi ngritur famen tende edhe nese kalojne shume dite dhe vite, ti nuk do te harrohesh. Gjate historise ka pasur njerz te panumert, te cilet pretenduan lavdine, por kush prej tyre mbehet mend sot? Edhe nese disa prej tyre mbahen mend, kush merakoset per ta?

Edhe nga Umeti yt musliman, njerzit qe mbahen ne mend dhe kujtohen e kane fituar kete epitet ne saje te pasimit tend. Emrat e transmetuesve te haditheve mesohen permendesh nga studentet dhe dijetaret, sepse ata e paten nderin e percjelljes se fjalve tua per te tjeret.

Civilizimet te tera jane zhdukur per shkak te shkaterrimeve te kohes e asnje gjurme e tyre nuk eshte mbetur; ndersa ti mbete me shume se sa gjurmet e tua. Libri me te cilin erdhe dhe Suneti yt mbeten te paprekur dhe te ruajtur. Lavdia e mbreterve ka shkuar, mirepo nderi dhe fama jote mbeti i pandryshuar. Te qeniet njerzore, askush nuk e ka zemren me te madhe se ti, fama e askujt nuk eshte ngritur me shume se sa fama jote dhe biografia e askujt nuk eshte me e pasur dhe me e respektuar sesa e jotja.

Kur adhuruesi ulet dhe e thot teshehudin(ate qe adhuruesi e thote gjate qendrimit ulur ne namaz), ai nuk me kujton vetem Mua, por edhe ty gjithashtu. Kur adhuruesi fal namaz nate, ai nuk me permend vetem Mua, por edhe ty. Kur nje hatib mban hutben e xhumas, ai gjithashtu me permend Mua, por edhe ty. Keshtu qe lavderoje Zotin tend, sepse vertet Ne ta kemi ngritur famen.

 

* Pjese e shkeputur nga libri “Muhamedi alejhi selam sikur ta shihnit” nga Aid El-Karni

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s