Xhumaja-dita e zgjedhur e javës

"O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini" (62:9)

“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xheneti) e edhe më tepër (e shohin Allahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë” (10:26)

Nga Ebu Hurejre, radi All-llahu anhu, transmetohet edhe se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka deklaruar: “Në ditën e xhumasë melekët qëndrojnë në dyert e çdo xhamie dhe i regjistrojnë një nga një (emrat e atyre që shkojnë në namazin e xhumasë). Kur imami të ngjitet në minber, ata i mbyllin librat dhe shkojnë të marrin pjesë në të përmendurit e Allahut. Ai i cili shkon më herët në xhuma, është sikur ta ketë therurr një deve, pastaj ai pas tij sikur të ketë therrur një lopë, pastaj ai pas tij sikur ta ketë therrur një dele, pastaj ai pas tij sikur ta ketë therrur një pulë, ndërsa ai i fundit sikur t’i jetë falur një vezë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Prezentimi i rregullt në namazin e xhumasë tërheq pas vete fshirjen e mëkateve gjatë javës së kaluar me kusht që të mos bëhen mëkate të mëdha. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Pesë namazet ditore, prej xhumasë deri në xhuma, prej ramazanit në ramazan, i shlyejnë mëkatet nëse njeriu i largohet mëkateve të mëdha.” (Muslimi)

Nga Ebu Hurejre, radi All-llahu anhu, transmetohet që Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush pastrohet të premten ashtu siç pastrohet pas aktit seksual, e pastaj niset në xhami në orën e parë të mëngjesit, i llogaritet shpërblim sikur të kishte therrur kurban një deve, kush niset në orën e dytë sikur të kishte flijuar një lopë, kush niset në orën e tretë sikur të kishte flijuar një dash me brirë, kush niset në orën e katërt sikur të kishte flijuar një pulë, e kush niset në orën e pestë, i llogaritet sikur ka flijuar një vezë…” (Buhariu)

Thuaj: "Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim" (6:15)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s