Shkencëtari ateist është më i paditur se i padituri që beson

Shkencëtari ateist i brumosur me dituri është më i paditur se i padituri që i beson Krijuesit të vet. Shkencëtari ateist me tërë diturinë e tij prodhon dhe ndërton mjete për shkatërrimin e njerëzimit, pra i shërben djallit për karierizmin e tij, ndërsa besimtari nuk e ka atë forcë mendore të bëjë shkatërrimin e masës së gjerë.

Duke  e pasur këtë parasysh autori thotë: “Sa më shumë të ecim përpara me zhvillimin e diturisë, posaçërisht të asaj që i përket pafundësisë së vogël, aq më të theksuara janë argumentet në favor të ekzistimit të Krijuesit. Por në vend se para fakteve ekzistuese njeriu të pendohet dhe të përulet, ai, përkundrazi, mburret me kryelartësi. Ai beson se është i autorizuar të përdhosë tërë popujt e botës, dhe të tallë çdo ide mbi Zotin, sikurse i nënçmon të gjitha ato vërejtje me të cilat ndeshet në rrugën e vet (djallëzore), nëse ato i janë pengesë në kënaqësitë e tij (shtazarake) dhe në dëshirën e tij për dëshmi.

E këtillë është shoqëria materialiste, e cila tani është në përhapje të gjerë në Perëndim… . Një fitues i Çmimit “Nobel”
për mjeksi në një libër dedikuar publiku të gjerë, ka paraqitur idenë se materia e gjallë rastësisht dhe vetvetiu është krijuar prej disa pjesëve përbërëse elementare, dhe se duke u nisur nga kjo materie e gjallë primitive, në ndikimin e rrethanave të ndryshme atmosferike, janë formuar gjallesa të ndryshme për të arritur gjer te tërësia e çuditshme e cila është njeriu”. Vërtet ky fitues i Çmimit “Nobel”, që i takon shoqërisë materialiste, nuk është hiç më tepër se “materie e gjallë primitive”.

Ja pra, ky është shkencëtari ateist!

(pjese e shkeputur nga libri BIBLA KUR’ANI DHE SHKENCA nga Dr. Maurice Bucaille)

Librin mund ta shkarkoni ketu

Advertisements

One thought on “Shkencëtari ateist është më i paditur se i padituri që beson

  1. Pingback: Tweets that mention Shkencëtari ateist është më i paditur se i padituri që beson « R.'s space -- Topsy.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s