Orientimi kah softuerët si shërbim

Me rritjen e përdorimit të internetit, zhvillimin e shoqërive virtuale, shtrirjen e kompanive dhe shtimin e dinamizmit të jetës, gjithnjë e më tepër lindë nevoja për centralizmin dhe qasjen më të lehtë në të dhëna.

Problemet e shumta lidhur me centralizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, licencimit të secilit softuerëve dhe instalimit të tyre në secilën pajisje, shpenzimet të mëdha si dhe nevojës për qasje kudo dhe kurdo, ka shtyrë ekspertet që të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja e cila tashmë është shumë e njohur në botën e teknologjisë është ofrimi i softuerit si shërbim (Software as a Service) i cili njihet si SaaS. Ky term për here të parë është përdorur në vitin 2001 nga divizioni për biznes elektronik (eBusiness) i Software & Information Industry (SIIA), ndërsa prej aplikacioneve të para SaaS ka qene SiteEasy i cili është lansuar me 1998 në Siteeasy.com.

Korporatat e mëdha kanë nuhatur kapacitetin dhe përdorshmërinë e SaaS dhe tani kemi një numër të madh të aplikacioneve të suksesshme në desktop të cilat janë transformuar dhe tani ofrohen si SaaS.

Avantazhet më të mëdha të një aplikacioni SaaS janë se është i qasshëm kurdo dhe kudo përmes lidhjes së internetit dhe një shfletuesi (browseri), nuk nevojitet instalim për të, nuk nevojitet mirëmbajtje (kopjet rezerve, përditësime, siguri, etj.) sepse janë të përfshira në shërbim, nuk kufizohen në platforma apo në pajisje, etj.

Padyshim se kjo teknologji i ka ofruar bizneseve dhe përdoruesve të thjeshtë një mundësi me të lehtë dhe me efikase në përdorim të aplikacioneve dhe si e tillë vazhdimisht është bërë një ‘kërcenim’ serioz për desktop aplikacionet.

Mënyra klasike e qasjes dhe e shpërndarjes se një dokumenti (p.sh.: raporti të punës, raporti financiar, etj) ka qenë përmes memorieve të jashtme. Kjo mënyre për shkak të kufizimit harduerike shpesh është dëshmuar të jete e mundimshme, ndërsa sot duke shfrytëzuar SaaS kemi shërbime të shumta të cilat na mundësojnë të zhvillojmë dokumente tekstuale, dokumente që përmbajnë llogaritje të ndryshme, etj., online siç është paketa Google Docs apo Microsoft Live Office. Duke përdorur paketa të tilla lehtësohet gjithashtu edhe shpërndarja e dokumenteve tek miqtë ose koleget.

Një mënyre me e avancuar e SaaS qe kanë guxuar ta provojnë disa kompani është edhe zhvillimi i desktopeve online. Ekzistojnë disa shërbimet të cilat e ofrojnë komplet zgjidhje të dektopit në web ku mundësohen gati të gjitha veprimet qe janë edhe në desktopin klasik duke përfshire diskun, emailat, kalendarin, fajllat medial dhe shume gjera të tjera. Një force të madhe këtyre shërbimeve jua japin edhe API-it e ndryshëm që lejojnë zhvilluesit të bëjnë avancime dhe të zhvillojnë ‘shtojca’ të ndryshme.

Duke i parë shumë shembuj të suksesshëm të ofrimit të softuerit si shërbim e ardhmja duket se do t’i takoj këtyre shërbimeve. Kemi parasysh faktin se disa korporata kanë filluar të implementojnë sisteme operative që bazohen komplet në SaaS siç e kemi rastin me Google Chrome OS i cili ka vetëm një browser për qasjen në shërbime dhe një media player.

Përdorimi i aplikacioneve funksionale si shërbime nga bizneset në Kosovë/Shqipëri dhe posaçërisht nga bizneset e vogla dhe të mesme do të jetë një zgjidhje perfekte me qellim të uljes së shpenzimeve të tyre duke eliminuar nevojën për mirëmbajtje, harduer të veçantë, personel për mirëmbajtje të sistemit, blerje të licencave të softuerit, dhomë të veçantë me klimatizim, etj., si dhe qasja do të ishte e mundur kurdoherë nga kudo ku ka internet (zyra, shtëpia, jashtë vendi, etj.). Ne vendin tonë, deri te kjo teknologji mund të arrijmë shumë shpejt por do të duhet të kalon edhe pak kohë derisa të kuptohet rëndësia e saj me qellim që të kërkohet dhe pranohet në masë të gjerë.

Ajo çka mbetet për përdoruesit e thjeshte është përdorimi me i madh i softuerëve si shërbim, ndërsa bizneseve u mbetet që zhvillimin e infrastrukturës së tyre softuerike dhe harduerike ta orientojnë në softuerët si shërbim ngase do t’i zvogëlojnë problemet dhe shpenzimet njëkohësisht.

*Shenim: Shkrimi eshte shkruar dhe publikuar per revisten cio.al ne Shkurt 2011
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s