Masa reciprociteti edhe ndaj perendimit!

Pasi qe kjo teme është mjafte aktuale, mendova qe është koha ma e mire edhe unë mu shpreh ne këtë drejtim. Për ketë teme jam nxitur nga diskutimet qe i kam pasur ne dy eventet e fundit te UG-ve me disa IT te respektuar ne Kosove :).  E këto diskutime janë si rezultat i pamundësisë për me i kry disa taska qe për një te ri perëndimorë janë ‘piece of cake’. Listën e këtyre detyrave (problemeve) e kisha fillua nga pamundësia e blerjes se një domaini ne godaddy, publikimin e një aplikacioni për iPhone, publikimin e një aplikacioni ne Windows Phone Marketplace, masa te paparapara për marrjen e një kartele PayPal, lirinë e lëvizjes në shtetet jashtë Kosovës etj etj.

Rasti Amazon

Shpesh ne twitter shoh poste te dostave te mi qe twittiratin ‘A vijnë senet prej Amazonit, a e din naj kush?’, pse na kemi nevojë me bo ksi pyetje kur tek perëndimoret kjo do te tingëllonte banale!? Personalisht kur kam dashtë me u siguru se gjerat vijnë prej Amazon me është dashur qe te beje një test-blerje dhe ti sakrifikoj 11 EUR për me ble një kapak mbrojtës për një telefon timin (HTC dihet). Test-blerja suksesoj dhe pas 2 jave posta ma sjelli artikullin aty ku e kisha dhëne adresën, mirëpo porosia u dashtë me bo një round-trip neper Shqipëri (nuk e di neper cilin kalim kufitar :)), pastaj me arrit ne Kosove. Kjo për arsye se Amazon nuk e ka te listuar Kosovën ne listën e shteteve!!! Kom ndegju raste kur personat qe kane porositur dhe shtetin e kanë zgjedh Serbia, porosia nuk i ka ardhe kueerrrr!

Rasti Windows Phone Marketplace

Disa muaj ma herët kolegu im i nderuar Betimi e zhvilloj një aplikacion për Windows Phone 7. Edhe pse ka pasur sfida teknike, për Betimin sfida me e madhe ka qene publikimi i aplikacionit aty ku osht vendi, Windows Phone Marketplace. Aplikacioni (Contact Factbook) është publikuar qe te shkarkohet falas, qe tregon se shpesh aplikacionet e tilla munden me te bo ma shume marketing ose me te promovua tek komuniteti se sa qe munden me te sjelle pare cash. Për arsye se Windows Phone Marketplace nuk e ka te listuar Kosovën ne listën e shteteve, Betimit i është dashtë qe te gjej third-party providera qe me mujt me publiku aplikacionin e tij. Për këtë arsye tek detalet e publikuesit shfaqet emri Yalla Apps ose Appamarket. Kështu qe Betimi është ‘forcirate’ te pajtohet qe te mos fitoj para nga ky app dhe kreditat ti shkojnë providerit te lartcekur.

Rasti Godaddy, PayPal, App Store …

Rastet e njëjta vazhdojnë, kur nga Kosova te pamundësohet me pagua ne Godaddy një domain name. Ne një nga kompanitë ku kam punuar me herët e kemi pas një kompjuter ne Angli, në te cilin na është dashtë me hy remotely për me bo një pagese ne Godaddy. Masat e rrepta te sigurisë ne PayPal kanë bere qe shume njerëz ne Kosove te mos pajisen me këtë shërbim ose ata qe kanë, e kanë bërë përmes IPKO Card, bie fjala kolegu tjetër i nderuar  Ademi. Masi qe e kisha ndërmend me bo këtë post, pata planifikua me thirr Milotin (edhe ky dost i joni)  për me e pyet për procedurat e publikimit te një aplikacioni ne App Store. Me Milotin me rastisi me u taku rrugës, masi qe nuk kishim kohe ja shtrova këtë pyetje, ai me tha qe duhet me i pi dy makiato (te mdhaja) me te tregu qysh mundesh me ja bo ‘triken’ për me publiku ne App Store prej Kosovës, e ‘homologet’ tanë perëndimorë me ni makiato te vogël e kryejnë këtë pune…

Rasti i vizave

Ekzistojnë shume evente ndërkombëtare (IT related, masi qe i takoj këtij komuniteti) qe mbahen ne Evropë dhe Amerikë, ku Kosovaret qe i takojnë këtij komuniteti dëshirojnë te marrin pjese. Shpesh vendimi për pjesëmarrje nga kompanitë ose institucionet ku punojmë merret pak dite para se te fillojnë këto evente, me gjithë dëshirën dhe përpjekjet, mbetet viza ajo qe ti prishe punët. Ose për me pas liri te lëvizjes neper Evropë, te duhet naj biznis-vizë që nuk është ma se lehti me sigurua. Pra me një mënyrë na si Kosovarë dhe Kosove jemi te bojkotuar nga politika, shtetet dhe gjigantet e IT-se perëndimore.

Çka me bo tash?

Nuk e di a është etike dhe morale, por te paktën kam te drejte me shtrua si çështje: A bene na me bo iPhone jailbreak, me bo sim-unlock një HTC, me gjenerua licenca te softuerëve me ndonjë keygen, ose ose a bene me licenecua (ne te zeze) produkte te Microsoft i cili nuk është ne gjendje me na njofte edhe pse Qeveria e Kosoves me te ka marrëveshje milionëshe për licencim. Po ju a le juve me vendos/komentu se me veprimet e sipër cekura: A është ky reciprociteti i duhur për perëndimin!?

Advertisements

3 thoughts on “Masa reciprociteti edhe ndaj perendimit!

  1. Të lumtë për postimin. E ke lidhur shumë mirë gjendjen e tanishme të shoqërisë tonë në sferën politiko-ekonomike, me IT-në. Shpresojmë që të zgjidhen sa më parë këto probleme.

  2. Rexhep së pari të përgëzoj për sensin e humorit që e ke përdorë me një mjeshtëri të rrallë (me të cilen je le 😀 ) dhe së dyti të falënderoj për kontributin me këtë post për një çështje shumë të ndjeshme dhe ndoshta krruciale për punën tonë.

    Sot isha në promovimin e PrishtinaBuses.Info dhe po këtë temë e folëm me Valonin (hallakate.com) për idenë e shumësisë së gjërave dhe temave që po hapen për të cilat ne nuk jemi të përgatitur, sikur licencimi, ose dalja në një platformë (OS – Linux) ose ose …
    mendimi im është që ne (si vend/shtet/komb) duhet të zhvillohemi sa më shumë, të bëjmë emër sa më shumë, të tërheqim vëmendje ndërkombëtare sa më shumë dhe të promovojmë këtë vend sa më shumë dhe … ti lëmë prapa temat e licencimeve / platformave / tifove jo të natyrshme…
    të ngritemi ne si shoqëri dhe të kërkojmë nga këto kompani / institucione listimn e Kosovës (rasti i Gent Thaçit me Twitter) e të lëmë qeverinë e tjerët faktor që jo rrallë herë e drejtojmë gishtin ndaj tyre …

    Jam për një debat edhe më të gjërë rreth kësaj teme dhe e përkrah iniciativën e shpërndarjes dhe mos-kontrollit të disa temave që janë ende herët tek ne …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s