Pajisja ma e dedikuar!

Shpesh e gjej veten dhe te tjerët qe janë te adiktuar nga pajisjet e ndryshme qe sot i kemi ne tregjet botërore, patjetër. Lista e këtyre pajisjeve fillon nga pajisjet mobile qe i përdorim për komunikim, duke kaluar neper laptop dhe PC e deri tek gadgets te ndryshme. Si një i ri qe punon diku, edhe mua me është dhënë shansi qe te mund te blejë (ose te me falin/dhurojnë) pajisje te ndryshme. Fillimisht ‘cërrcatjen’ e pare e kam pasur nga një telefon Siemens SL 45i i cili në at kohë i sfidonte konkurrentet tjerë (bie fjala Nokia) që ishin ‘polifonik’ dhe me ngjyra, duke ofruar ruajtje te mediumeve mp3 në një kartele me rrafsh 32Mb (me te cilën ndihesha shume komod). Nga ky telefon, kalova nëpërmes një procesi Siemens-Nokia me ngjyra-HTC.

Problemet me pajisje

Smartphon-at e pare te HTC-se kane qene te bazuar ne platformën mobile te Microsoft – Windows Mobile 5.0 e cila për atë kohe u kon iPhone :). Ma vone HTC hodhi ne treg, telefona me Windows Mobile 6, 6.5, Android dhe se fundit edhe me Windows Phone 7. Bashkë me ecajaket e HTC-se edhe unë ndërrova pak nga te versionet e OS-ve qe i publikoj HTC, tu u mundu me u rahatu ose me gjete një pajisje qe mujt me lujt, me lexu, me surfu ne web, me kontrollu emaila etj etj. Pajisjet jo qe nuk ofrojshin komoditet për atë çka ishin prodhua, mirëpo mua te paktën mu dukke se diçka po mbes mangu. Kur po them se mbetsha mangu kisha te drejte, sepse leximi i artikujve ne web, leximi i pdf-ve (libra te ndryshem) dhe gjera te tjera te ngjashme nuk ishin te lehta me i arrite përmes një pajisje me max 4.3 inch.

PC-te dhe laptopet janë veglat kryesore tonat (te IT-se) dhe për punët tona te përditshme janë pajisje ‘perfekte’. Mirëpo kur vije deri tek leximi i librave dhe i artikujve me te gjate se sa 5 paragrafë, një monitor 22 inch dhe një laptop superb (psh Alienware :)), nuk ta japin komoditetin e duhur. Shpesh, mundësia qe ne pajisje te tilla (edhe ne smartphons) mundesh me u ‘harru’ duke lujt lojëra te ndryshme, përpara se ta vërejtsh se e ke ndal leximin ose nuk ja ke filluar fare :).

Pajisja ma e dedikuar – Kindle!

Para nja tre muajve, nga një mik i imi, me një pazar ‘alla shqipetarqe’ e mora një Kindle Keyboard. Kindle është një e-book reader nga Amazon i cili ofron 4gb hapësirë, 1 muaj bateri (versionet e reja 2 muaj), wi-fi dhe është i dedikuar për lexim. Kufizimi ne Kindle është se ne te nuk mundesh me shikua video, nuk mundesh me instalua lojra dhe nuk ke mundësi me qu kohen ‘posht’ me te, përveç se me lexu libra, dhe komplet experienca është bardh dhe zi! Ky ‘kufizim’ qe po e përmendi ishte shkaku kryesor qe për here te pare jam ndi shume komod me një pajisje, ose ma mire me thënë, për mua ka qene pajisja ma e dedikuar për çka është prodhu. Gjate kësaj periudhe sa e kam Kindle, pa problem ka lexu disa libra dhe shume artikuj. Nuk ka qene problem te lexoj ne tavoline te punës, ne shtëpi, në ndonjë lokal tu pi kafe, ne veture ose autobus etj, per arsye se pajisja eshte e holle dhe e lehte. Me nje fjale Kindle perkrah komplet ‘Kamastura-t e leximit te librit’ ;)!

Para disa jave, kolegu im i nderuar&respektuar Ademi (@dudemqe), shprehu dëshirën me e ble një e-book reader, kështu qe shume shpejt u pajis me një e-book reader tjetër qe është konkurrent i Kindle dhe quhet Nook Simple Touch. Për dallim nga Kindle Keyboard, Nook-i ofron experience touch screen dhe OS te bazuar ne Android. Review-t qe janë ne CNET flasin se Kindle eshe me e mire se Nook, mirëpo tu i pas dyjat para vetes është vështirë te konkludosh se cila është me e mire. Diçka tjetër qe Nook e dallon nga Kindle Keyboard është jetëgjatësia e baterisë, dallimi është një muaj ne favor te Nook.

Cilën ti duhesh me ble?

Arsyeja e këtij posti nuk ka qene qe te tregoj se i posedoj këto pajisje, mirëpo me te vërtetë e kam pa të nevojshme që eksperiencën me Kindle (ose ma mirë me than, me ebook reader) me nda me juve. Diçka tjetër që me ka shty me shkru këtë post është se shume nga komuniteti me të cilët ‘përndjekemi’ në twitter, flasin me entuziazëm për iPhone 4s ose për Samsung Galaxy SII etj, dhe krejt çka tregojnë për këto pajisje është mundësia e madhe për argëtim. Shpresoj që ky post do të ju shtyjë që të mendoni nëse është më mirë të porositet pajisje për lexim e cila kushton rreth 100 euro, apo pajisje tjera për komunikim dhe argëtim që kushtojnë mbi 400 EUR siç janë: iPhone 4-s, Samsung Galaxy SII e tuje ose versionet e reja te HTC-se.

Nëse e kisha ndërpre postimin këtu, nuk do të ishte ‘fer’! Çka nëse dikush me te vërtet e ka pas ndërmend me ble një ebook reader, ose pas këtij posti vendos me ble? Duke e marr përsipër te flas edhe ne emër te kolegut time Ademit, i ftoj të gjithë ata të cilët dëshirojnë të shohin se çka në realitet janë këto pajisje, ose për cilën me vendos me ble, ne jemi të gatshëm me pi kafe dhe me i marr me vete pajisjet dhe me bo një demo live. Pra, lirisht na kontaktoni përmes twitter @rkqiku dhe @dudemqe. Na punojmë në Dardani me orar part-time (8:00 -12:00) dhe pas orarit të punës jemi të gatshëm për me bisedu nga Kindle, Nook, Sport, Lifestyle etj etj 🙂

Ca fakte dhe apps:

Amazon SendToKindle: http://www.amazon.com/gp/feature.html/?docId=1000719931
PDF converter to Kindle & ebook management: http://calibre-ebook.com/
Kindlence: http://www.kindlence.com/ Kontributor në këtë projekt ka qenë Kushtrim Xhakli (shqipëtar nga Kosova për ata që nuk e njohin)

Nook – Ketu punon nje shqiptar me emrin Betim Deva

Shpresoj të ju ketë pëlqyer posti dhe të ju ndihmon në vendimin tuaj!

Advertisements

5 thoughts on “Pajisja ma e dedikuar!

  1. Rexhë, posti më pëlqej shumë.
    Kërkoj që me na bo një post për Windows Phone 7, perspektiva nga useri i thjeshtë, developeri dhe personi biznesor.

    E pëlqej shumë humorin e treguar, por për këtë post mendoj se ka shkuar shumë më shumë se do e prisja :S.

    Me të mira.

    • Vella, fillimisht e kam per obligim me te falenderu per komentet!
      Per WP7 mmm… shume e mire ideja, shpresoj qe shume shpejt do ta publikoj nje post per te. Kam dy arsye: e para – ja ka nis mem pelqy sepse nr i apps ne marketplace eshte rrite, e dyta – nje app qe e ke zhvillua tashme e kam te instaluar, deri ne postin per WP7 shpresoj se nr do te shkon ne dy 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s