ASP.NET tash e tutje Open Source

Image

Para disa ditëve Microsoft njoftoj se ASP.NET tash e tutje do te jete open source. Ky lajme është pritur mjafte mire nga ana komunitetit te zhvilluesve qe si baze e kanë platformën .NET. Personalisht mendoj se ky ka qene një hap shume i mire nga Microsoft; e para se është një dëshmi e mire se Microsoft vazhdon ta  përkrah konceptin e open source dhe e dyta ne aspektin teknik do te ketë shume përparësi e njëra nga to është qe te zhvilluesit e tjerë jashtë Microsoft te kontribuojnë duke dhëne feedback ose duke bere check-in

Ajo çka me ka impresionuar gjithherë ne open source, është aftësia e produktit/projektit për te ndryshuar dhe shtuar veçori te reja. Projektet ‘konkurrentë’ te Microsoft qe janë open source, ishin te afta qe brenda vitit te bënin shume release dhe kjo gjithmonë duke u përcjellë me tipare te reja, derisa ne Microsoft është dashur te pritet release zyrtare për te sjellë version te ri dhe feature te reja. Kjo ka bere qe disa nga projekte open source gjithnjë te jene një hap para atyre te Microsoft.

Duke qene se personalisht kam dhe vazhdoj të përdor produkte/projektet open source qe janë te ndërtuar ne platformën .NET nga kompani te ndryshme ose nga vet Microsoft (Dotnetnuke, Umbraco, ASP.NET Ajax Toolkit etj), kam vërejte se open source shpesh i ka bere njerëzit me kreativ dhe ndonjëherë ka qit ne pah talenta/ kontribuues nga jashtë.

Diçka tjetër qe me shkoj ndërmend rreth daljes ne open source te ASP.NET (MVC, Web API dhe Web Pages 2), është e lidhur me platformën zyrtare qe e ka përqafu qeveria e Kosovës. Shpesh ne tender te ndryshëm me ka ra rasti me pa qe institucioni përkatës te kërkojë qe projekti te jete i zhvilluar ne platforme te mbyllur (jo open source), kjo ndoshta ndoshta ka qene një mënyre me polite qe te mos thuhet direkt ‘platforme nga Microsoft’. Tash me këtë lëvizje te Microsoftit do te lëvizin edhe gjera te tjera. Kompanitë zhvilluese ne .NET kur kane pare tenderë me specifikime te tilla, e kanë dite qe do te kenë disa konkurrentë me pak, tash situata mendoj se do te ndryshoj; pra ose do te rriten konkurrentët ose do të ndryshohen specifikimet teknike nga ‘platforme e mbyllur’ direkt ne ‘platforme nga Microsoft’.

Advertisements

3 thoughts on “ASP.NET tash e tutje Open Source

  1. Eshte me se e vertet qe niveli i siguris do te rritet. Qeveria e Kosoves sikur qeverit tjera te botes anojn nga Microsoft. tash nuk du te hy aty se cili eshte shkaku por dua te them qe prap se prap qeveria nuk nderron platformen. Kur isha ne suedi, kisha nje pershtypje qe shteti suedez duhet te funksionoj komplet ne Open Source platform por gjeta te kunderten. Komplet punet administrative edhe menaxhuese te shtetin ishin te bazuara ne Microsoft.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s