Ndertimi i Corporate Identity

Duke qene se ne tri vitet e fundit kam qene pjese vendimmarrëse ne ndërtimin e identitet te disa kompanive këtu ne Kosove, mendova ta ndaj me ju këtë pak eksperience qe e kam pasur.

Fillimisht dua ta sqaroj se nuk jam (graphic, web)dizajner, ‘mbahna’ si web developer, mirëpo ndoshta prirjet kane bere qe te jem pjese kryesore e grupeve për corporate identity. Ajo çka nuk mund ta ‘bajë’ është kur një kompani (qofte edhe start-up) nuk investon ne identitet. Kjo ka qene edhe arsyeja qe ne kompanitë ku kam qene pjese, e kam ‘forcirate punën’ për ndërtimitn e corporate identity.

Gjenerimi i vizitkartave nga Microsoft Publisher (aplikacion qe vjen me suiten Office), printimi i faturave nga Excel, ndërtimi i logos me Paint, etj etj… janë gjera qe një ‘vesvesli’ e bëjnë të ndjehet sikletshem.

Lista Default

Deri vitin e kaluar, lista default ose më mirë me than e zakonshme e itemave për corporate identity ka qenë përafërsisht kjo:

  • Logo (perfshihet ikona)
  • Typografia
  • Paleta e ngjyrave
  • Memo (shablloni për dokumente)
  • Vizitkarta
  • Folderi
  • Qeset
  • Zarfi
  • Vula
  • Newsletter
  • Wallpapers
  • Website (vetëm dizajni grafik)

Këtë liste e mora si me te zakonshmen, duke qenë i vetëdijshëm qe nuk kam përfshirë edhe itema të tjerë, edhe pse mendoj se kjo listë e ‘arsyeton’ një numër te madh te kompanive serioze ne Kosovë.

Kohëzgjatja për implementimin e kësaj liste ka qene optimalisht rreth 1 muaj, nëse gjerat janë zhagite, është zhagite edhe koha, ndërsa çmimi për këtë liste deri tash (sivjet) ka qene thuajse i njëjti (s’po kallëzoj sa). Ajo çka ka mundur te jete me sfiduesja prej kësaj liste (pas përcaktimit për logo), padyshim është websajti. Duke qene se kompanitë varijojne ne shërbime, edhe webfaqet kanë variju, mirëpo pa marr parasysh kompleksitetin e websajtit, çmimi nuk ka ‘luejt veni’.

Responsiv-iteti dhe Mobile-iteti

Nese jo shumica, një pjesë e madhe e pajisjeve që shfletojnë web, sot janë mobile. Mirpo, përvec pajisjeve të vogla mobile, webi shfletohet edhe nga ekranët e mdhenjë dhe tani edhe nga TV-et. Kjo e dërgon zhvillimin e web-it në një tjetër nivel, ku puna dhe koha kanë kosto tjetër.

Në një nga projektet e fundit që i kam pasur, ka qenë një bashkëpunim (shumë i mirë) me Gagicen(@albiangagica). Fillimisht puna u duk se është përfundu me sukses, por pa pritmas pajisja iMac e Gagices (nese nuk gaboj 27″) naj prishi pak hesapet. Në një pajisje te tille, nje web i optimizuar mirë që të shfaqe në gjersi 1040px, dukej qesharak (shume i vogel) ne një monitor 27″ me rez. mbi 1900px. E njejta vlenë edhe në të kundërtën, kur një faqe e tillë hapet në një pajisje të vogël mobile (480×800), por tash duket e palexueshme. Rruga e vetme këtu, mbetet dizajni responziv një approach mjaftë i vështirë për tu arritë suksesshëm. Nësë ketu jam më kompetent të flas, atëhere mendoj se kjo me të vërtetë duhet ta rris cmimin.

Ashtu si Portalomania, ka fillu tek ne të bëhet edhe MobileAppomania, disa prej portaleve kan zhvilluar edhe aplikacionet e tyre për platformat mobile. Kjo sic duket ka hyrë në trend, duke shtuar edhe një item në listen default të CI-së.

Rrjetet Sociale

Masi qe disa nga bizneset, ne veçanti ato me orientim në IT, janë vetëdijesuar rreth ndikimit të Rrjeteve Sociale (lexo: Rrjevete Kruciale), lista e zakonshme e itemave ne corporate identity ka nis mu rritë. Kjo rritje, ne mënyrë jo te zhdrejte  ka shkaktuar rritjen e çmimit. Këtu edhe e kisha/kam hallin.

Momentalisht jam ne mes te projektit për ndërtimin e corporate identity për një qendër te trajnimeve, ku lista default i është dorëzuar një kompanie qe merret me branding. Duke i pare ndryshimet e fundit ne timeline te Facebook, G+ e me pak ne Twitter,  po e shoh si te domosdoshëm qe dizajnimi i fan page-ve për rrjete sociale te futet si item kryesor në default liste.

Siç po shihet, çdo shërbim qe po t’ofron mundësi, paraprakisht po ti ‘qet’ do pare prej dorës :). Nuk e di ju a ishit pajtu qe shtimi ne liste i dizajnimit te page-ve ne rrjete sociale duhet me rrite çmimin për Corporate Identity ose paraprakisht a ishit pajtu që dizajnimi i këtyre page-ve të jetë item kryesor në këtë listë!? Në rast se ishit pajtu me të dytën, e para do të mbetej detal :).

Lista Përfundimtare

Mas këtij (p)shtjellimi, default lista përfundimtare e itemave do të dukej kështu:

  • Logo (perfshihet ikona)
  • Typografia
  • Paleta e ngjyrave
  • Memo (shablloni për dokumente)
  • Vizitkarta
  • Folderi
  • Qeset
  • Zarfi
  • Vula
  • Newsletter
  • Wallpapers
  • Website (vetëm dizajni grafik)
    • Resposive(480×800, 1040×960 dhe  mbi 1920×1080)
  • Mobile App
  • Fcabook Page
  • G+ Page
  • Twitter Page (background)

Shpresoj që kjo list sado pak të ua ketë lehtësuar rrugën në ndërtimin e identitetit të korporatës.

Advertisements

6 thoughts on “Ndertimi i Corporate Identity

  1. Sjom najfar eksperti kur vjen puna te branding po ni sen qe i di sigurt osht qe nditet e sotme social accounts osht ni MUST. Tash sa i perket cmimit a te rritet apo jo .. puna e mire duhet paguar. Por ajo cka mua me intereson eshte se pas hapjes se ketyre llogarive ne social sites (twitter, fb, g+) .. sa do te jene ato aktive sepse fundi i fundit suksesi tek keto faqe qendron tek aktiviteti i tyre (qe eshte per mendimin tim shume me i veshtire sesa krijimi i llogarive). A hyn ne pergjegjesin tuaj edhe mbajtja aktive e faqeve apo vetem i keshilloni ata se si duhet te jene aktiv ne keto llogari, cka te postojn, kur te postojn etj etj (osht kogja nifar shkence edhe kjo). Per fund un jom i mendimit qe duhet paguar, po tash ti bazohu pak edhe cfar klienti ki .. se knej kah na per fat te keq krejt senet jon e kunderta me pjesen tjeter t’botes.

    Granit

    • Realisht itemat ne identitet jane si nje site map qe te tregojne ne cka ke me operu. Nese ne listen e itemave e ke nje web, i bjen qe duhesh me u bo gati me pasuru me permbajtje. E njejta vlene edhe per rrjetet kruciale, dizajni nuk mjafton. Eshte me se e njohur thenja ne web: Content is the king, une ja shtoj kesaj design is the queen 🙂

  2. Mesiguri qe duhet me u pagu. Perndryshe firmat serioze re dizajnit nuk ta bajn cmimin ne baze te nje liste (si ndonje ment sherbimesh) — por sa kohe dhe resorse nevojiten per me mbri deri tek zgjidhja e identitetit. // Poashtu nje gabim tjeter eshte dorezimi i site-map tek nje firme web dizajni. Firma vete duhet ta zgjidhe kete per klientin ne baze te intervistave paraprake. Perndryshe, nese dorezon nje shabllon mos u befaso nese pranon nje shabllon mbrapa : )

  3. e nese t’lypet me ba dicka t’ngjajshme si puna e coca-colles https://www.facebook.com/cocacola , ku pervec dizajnit i eshte dhene jashtezakonisht rendesi t’madhe edhe kontentit, atehere cmimi shkon nalt e ma nalt.

    Problemi me rrjetet sociale po eshte ri-dizajnimi i faqeve te tyne, psh para timeline fan-page n’FB kan qene shume ma te lehta per t’u punu dhe sidomos permes aplikacioneve ke mujt faqen e pare (per ata qe klikojne per here t’pare ne faqe dhe per ata qe vec e pelqejne at faqe me ba ndryshe) e me ba shume ma kreative sesa tash ne timeline.
    Po ma merr menja qe edhe kjo qeshtje (ri-dizajnimi i rrjeteve sociale) po e determinon cmimin e dizajnimit dhe permbajtjes te faqeve neper rrjetet sociale

    • Permbajtja eshte ajo cka e terheqe perdoruesin, kur kesaj i shtohet edhe dizajni i mire, thjeshte kenaqesh :). Rrjetet sociale kane ndryshu/shtu shume gjera te reja. Sa per ilustrim, me heret format e regjistrimit ne shume sherbime kane qene te mbushura me text-box tu ja nis prej emrit deri te data e lindjes. Nese gjate muajit je regjistru ne 10 sherbime, 10 here je dashte te njejta te dhena me i dhene, tash shumicen i ke regjistrim permes FB, Twitter etj. Kjo po i bon te pa tejkalueshme perdorimin e tyre.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s