Pajisja ma e dedikuar!

Shpesh e gjej veten dhe te tjerët qe janë te adiktuar nga pajisjet e ndryshme qe sot i kemi ne tregjet botërore, patjetër. Lista e këtyre pajisjeve fillon nga pajisjet mobile qe i përdorim për komunikim, duke kaluar neper laptop dhe PC e deri tek gadgets te ndryshme. Si një i ri qe punon diku, edhe mua me është dhënë shansi qe te mund te blejë (ose te me falin/dhurojnë) pajisje te ndryshme. Fillimisht ‘cërrcatjen’ e pare e kam pasur nga një telefon Siemens SL 45i i cili në at kohë i sfidonte konkurrentet tjerë (bie fjala Nokia) që ishin ‘polifonik’ dhe me ngjyra, duke ofruar ruajtje te mediumeve mp3 në një kartele me rrafsh 32Mb (me te cilën ndihesha shume komod). Nga ky telefon, kalova nëpërmes një procesi Siemens-Nokia me ngjyra-HTC. Continue reading

Advertisements

Masa reciprociteti edhe ndaj perendimit!

Pasi qe kjo teme është mjafte aktuale, mendova qe është koha ma e mire edhe unë mu shpreh ne këtë drejtim. Për ketë teme jam nxitur nga diskutimet qe i kam pasur ne dy eventet e fundit te UG-ve me disa IT te respektuar ne Kosove :).  E këto diskutime janë si rezultat i pamundësisë për me i kry disa taska qe për një te ri perëndimorë janë ‘piece of cake’. Listën e këtyre detyrave (problemeve) e kisha fillua nga pamundësia e blerjes se një domaini ne godaddy, publikimin e një aplikacioni për iPhone, publikimin e një aplikacioni ne Windows Phone Marketplace, masa te paparapara për marrjen e një kartele PayPal, lirinë e lëvizjes në shtetet jashtë Kosovës etj etj. Continue reading

What’s new in ASP.NET 4.5 and Visual Studio 11

In this video Rexhep Kqiku presents new features that are coming in ASP.NET 4.5 and Visual Studio 11. This presentation was part of the inaugural meeting of Albanian SQL Server User Group (ASSUG).

Main Topics in this presentation:
What’s new in CSS Editor
HTML Editor
JavaScript Editor
Bundling and Minification
Page Inspector
ASP.NET Web Forms 4.5
Model Binding
Request Validation Features
What’s new in ASP.NET MVC 4

Presentation file (.pdf)

Presentation is in Albanian language

Mos u mërzit!

Dont worry

Mos u mërzit me ata që herë pas here deklaronin rrejshëm se:”Japin jetën dhe gjithçka kanë për ty”, e që në fatkeqësinë e parë, të shesin fare lirë.

Mos u mërzit me ata që të kanë dhënë besë e fjalë për sinqeritet, besueshmëri e sakrificë, pasi në fjalët e tyre nënkuptohej diçka tjetër “ti je viktima”. Në fakt, viktima është ai vetë, pasi gënjeu ndërkohë që ti e mbajte fjalën, ai tradhtoi ndërkohë që ti u tregove i besës.

Mos u mërzit me atë të cilit i ke besuar sekretet e tua dhe i hape zemrën, e ai, i përdori si armë dhe mjete shantazhi kundër teje.

Mos u mërzit, se Zoti është me ty, e aspak me atë, ti je i sinqertë dhe i besueshëm, kurse ai, tradhtar dhe gjynahqar.

Mos u mërzit me dikë që të shiti për një interes material. Në fakt, ia vlen të gëzohesh pasi shpëtove shpirtin tënd dhe iu ktheve biografisë tënde të fisme.

Mos u mërzit nëse nuk gjen gjë tjetër për të ngrënë, përveç një kothereje të thatë elbi, ndërkohë që fqinjët e tu trashen e vuajnë nga mbipesha. Nesër, krimbat do i hanë trupat e të gjithëve, duke mos lënë gjë, ndërkohë që veprat e mira janë përjetësuar. Continue reading

Gishti i drejtuar

Te gjithe njerezit i trazoi masakra qe ndodhi dje ne Norvegji. Ne anen tjeter, ne arenen mediale ndodhi masakra e radhes; ende pa u vertetua autori i krimit, gishti u drejtua edhe njehere kah muslimanet gjegjesishte kah Islami. Kjo ndodhi ne mediumet e ndryshme boterore, pa i lene anash mediumet shqipetare (me saktesisht disa ketu ne Kosove).

Disa nga keto mediume (shqipetare), nuk e di pse kishin qejf qe ky, terroristi norvegjez (krishter), te jete nje musliman. E di qe nuk ju erdhi mire qe nuk doli musliman, dhe u perballen me aprovimin e komenteve qe nuk i deshirojne, mirepo ketyre mediumeve ju mbetet nje aternative, qe e perdorin shume shpesh RRENA. Po, keta munden me rrejt, se as nuk e kan te ndalume (haram) as nuk e bojn dert.

Duke e dite qe zakonisht gishti po ju drejtohet muslimaneve dhe duke i pasur ne koke disa argumente historike, deshta ti shenoj disa “bullet points” qe ne fund me shikua totalin se kush – cka po del. Continue reading

Orientimi kah softuerët si shërbim

Me rritjen e përdorimit të internetit, zhvillimin e shoqërive virtuale, shtrirjen e kompanive dhe shtimin e dinamizmit të jetës, gjithnjë e më tepër lindë nevoja për centralizmin dhe qasjen më të lehtë në të dhëna.

Problemet e shumta lidhur me centralizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, licencimit të secilit softuerëve dhe instalimit të tyre në secilën pajisje, shpenzimet të mëdha si dhe nevojës për qasje kudo dhe kurdo, ka shtyrë ekspertet që të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja e cila tashmë është shumë e njohur në botën e teknologjisë është ofrimi i softuerit si shërbim (Software as a Service) i cili njihet si SaaS. Ky term për here të parë është përdorur në vitin 2001 nga divizioni për biznes elektronik (eBusiness) i Software & Information Industry (SIIA), ndërsa prej aplikacioneve të para SaaS ka qene SiteEasy i cili është lansuar me 1998 në Siteeasy.com. Continue reading

KATEGORITË E NJERËZVE NË NAMAZ

Kategoria e parë

Kësaj kategorie i përkasin ata që janë mizorë ndaj vetvetes, të shkujdesur, që e lënë të mangët abdestin, kufijtë dhe shtyllat e namazit.

Kategoria e dytë

I kësaj kategorie është ai që kujdeset për kohët e namazit, për kufijtë dhe shtyllat e tij, për abdestin, por e ka humbur xhihadin me veten e tij për të përballuar vesveset, të cilat e preokupojnë në namaz bashkë me mendimet.

Kategoria e tretë

Këtu hyn ai që kujdeset për kufijtë dhe shtyllat e namazit dhe bën xhihad me veten e tij për të larguar vesveset dhe mendimet. Xhihadi i tij është po aq i fortë si të ishte në dy luftim me armikun dhe kujdeset që të mos i vidhet namazi i tij. Ky person i tillë është në namaz dhe xhihad. Continue reading