Nje vit Windows Phone

Windows Phone 7Rreth ni vit me heret, switch-rata nga pajisja mobile Android ne nje Windows Phone 7. Arsyeja e konvertimit ishte e thjeshte, te zhvilloj(me) aplikacione per platformen me te re (ne ate kohe) mobile te Microsoft.

Pas disa planifikimesh dhe shtrydhjesh te trurit se bashku me koleget (@betimdrenica dhe @dudemqe) filtruam disa propozime per t’i shtyer me tutje, mirepo per arsye te ndryshme keto propozime/projekte mbeten vetem ne task managerat tone. Ketu perjashtojme rastin e Contacts Factbook (http://www.windowsphone.com/en-us/store/app/contacts-factbook/da94664d-30f1-4b63-b471-dcbdc3a695e0) te cilin Betimi me mund te madh ma ne fund e publikoj.

Pajisja Windows Phone me “mbeti” ne dore dhe u be telefoni primar qe e perdorja. Kjo pajisje ishte nje HTC Mozart qe per nga hardueri, per ate kohe ishte mjafte e mire, mirepo ne ditet e sotit, softueri apo OS e bene diferencen. Continue reading

Nga takimi i ALNUG: Njoftim me Dotnetnuke

Pjese nga prezantimi i mbajtur ne takimin e Albanian .NET User Group. Pershkrim siperfaqesore ose njoftim me CMS platformen me te perhapur ne .NET – Dotnetnuke.

Nese nuk funksionon video, ketu eshte linku i videove http://www.youtube.com/playlist?list=PLA7688FE4E4A93CE0

Albanian .Net User Group organizoi ngjarjen dedikuar web zgjidhjeve në Microsoft platformë.

Agjenda:
– Dotnetnuke – Rexhep Kqiku, 10.30 – 11.00
– Orchard – Qendrim Jusufi, 11.10 – 11.40
– Backbone – Egzon Zeneli – 11.50 – 12.20
– Web Platform Installer – Adem Gashi – 12.30 – 13.00 Continue reading

Ndertimi i Corporate Identity

Duke qene se ne tri vitet e fundit kam qene pjese vendimmarrëse ne ndërtimin e identitet te disa kompanive këtu ne Kosove, mendova ta ndaj me ju këtë pak eksperience qe e kam pasur.

Fillimisht dua ta sqaroj se nuk jam (graphic, web)dizajner, ‘mbahna’ si web developer, mirëpo ndoshta prirjet kane bere qe te jem pjese kryesore e grupeve për corporate identity. Ajo çka nuk mund ta ‘bajë’ është kur një kompani (qofte edhe start-up) nuk investon ne identitet. Kjo ka qene edhe arsyeja qe ne kompanitë ku kam qene pjese, e kam ‘forcirate punën’ për ndërtimitn e corporate identity.

Gjenerimi i vizitkartave nga Microsoft Publisher (aplikacion qe vjen me suiten Office), printimi i faturave nga Excel, ndërtimi i logos me Paint, etj etj… janë gjera qe një ‘vesvesli’ e bëjnë të ndjehet sikletshem. Continue reading

ASP.NET tash e tutje Open Source

Image

Para disa ditëve Microsoft njoftoj se ASP.NET tash e tutje do te jete open source. Ky lajme është pritur mjafte mire nga ana komunitetit te zhvilluesve qe si baze e kanë platformën .NET. Personalisht mendoj se ky ka qene një hap shume i mire nga Microsoft; e para se është një dëshmi e mire se Microsoft vazhdon ta  përkrah konceptin e open source dhe e dyta ne aspektin teknik do te ketë shume përparësi e njëra nga to është qe te zhvilluesit e tjerë jashtë Microsoft te kontribuojnë duke dhëne feedback ose duke bere check-in Continue reading

Pajisja ma e dedikuar!

Shpesh e gjej veten dhe te tjerët qe janë te adiktuar nga pajisjet e ndryshme qe sot i kemi ne tregjet botërore, patjetër. Lista e këtyre pajisjeve fillon nga pajisjet mobile qe i përdorim për komunikim, duke kaluar neper laptop dhe PC e deri tek gadgets te ndryshme. Si një i ri qe punon diku, edhe mua me është dhënë shansi qe te mund te blejë (ose te me falin/dhurojnë) pajisje te ndryshme. Fillimisht ‘cërrcatjen’ e pare e kam pasur nga një telefon Siemens SL 45i i cili në at kohë i sfidonte konkurrentet tjerë (bie fjala Nokia) që ishin ‘polifonik’ dhe me ngjyra, duke ofruar ruajtje te mediumeve mp3 në një kartele me rrafsh 32Mb (me te cilën ndihesha shume komod). Nga ky telefon, kalova nëpërmes një procesi Siemens-Nokia me ngjyra-HTC. Continue reading

Masa reciprociteti edhe ndaj perendimit!

Pasi qe kjo teme është mjafte aktuale, mendova qe është koha ma e mire edhe unë mu shpreh ne këtë drejtim. Për ketë teme jam nxitur nga diskutimet qe i kam pasur ne dy eventet e fundit te UG-ve me disa IT te respektuar ne Kosove :).  E këto diskutime janë si rezultat i pamundësisë për me i kry disa taska qe për një te ri perëndimorë janë ‘piece of cake’. Listën e këtyre detyrave (problemeve) e kisha fillua nga pamundësia e blerjes se një domaini ne godaddy, publikimin e një aplikacioni për iPhone, publikimin e një aplikacioni ne Windows Phone Marketplace, masa te paparapara për marrjen e një kartele PayPal, lirinë e lëvizjes në shtetet jashtë Kosovës etj etj. Continue reading

Ndikimi i teknologjise ne jeten e njeriut

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t’i afrohet dhe të jetë më pranë saj. Një prej pajisjeve më të familjarizuar me njeriun sot padyshim është kompjuteri. Dekada e fundit ishte ajo e cila ‘kurorëzoi’ lidhjen mes njeriut dhe kompjuterit. Ishte pikërisht kjo lidhje e cila definoi disa ‘epitete’ si programer, IT etj. Miliona njerëz të punësuar në institucione dhe kompani të ndryshme kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke komunikuar me kompjuter, ndërsa fjalisë “libri shoku më i ngushtë i njeriut” po i zbehet kuptimi. Continue reading