Michael Kennedy on Technology

[The code for this post is available on GitHub]

This article covers the various ways in which you might handle text encoding in ASP.NET MVC. For example, if you were writing a forum web app, you should absolutely be paranoid about what your users are typing into your site. You need to be very careful about how you redisplay their input. For example, a friendly forum user might write something like:

Nice post, thanks for sharing!

On the other hand, they may write:


xss.doBadDeeds();

If you turn around and show this “post” to your other uses, maybe they’ll get hacked. At a minimum, the evil-doers could be a nuisance to your real users.

On the other hand, if you’re building a CMS or utility helper method, you do not want to filter out the HTML a user might type. They probably need to enter some HTML which you’ll…

View original post 593 more words

Advertisements

Gishti i drejtuar

Te gjithe njerezit i trazoi masakra qe ndodhi dje ne Norvegji. Ne anen tjeter, ne arenen mediale ndodhi masakra e radhes; ende pa u vertetua autori i krimit, gishti u drejtua edhe njehere kah muslimanet gjegjesishte kah Islami. Kjo ndodhi ne mediumet e ndryshme boterore, pa i lene anash mediumet shqipetare (me saktesisht disa ketu ne Kosove).

Disa nga keto mediume (shqipetare), nuk e di pse kishin qejf qe ky, terroristi norvegjez (krishter), te jete nje musliman. E di qe nuk ju erdhi mire qe nuk doli musliman, dhe u perballen me aprovimin e komenteve qe nuk i deshirojne, mirepo ketyre mediumeve ju mbetet nje aternative, qe e perdorin shume shpesh RRENA. Po, keta munden me rrejt, se as nuk e kan te ndalume (haram) as nuk e bojn dert.

Duke e dite qe zakonisht gishti po ju drejtohet muslimaneve dhe duke i pasur ne koke disa argumente historike, deshta ti shenoj disa “bullet points” qe ne fund me shikua totalin se kush – cka po del. Continue reading

Orientimi kah softuerët si shërbim

Me rritjen e përdorimit të internetit, zhvillimin e shoqërive virtuale, shtrirjen e kompanive dhe shtimin e dinamizmit të jetës, gjithnjë e më tepër lindë nevoja për centralizmin dhe qasjen më të lehtë në të dhëna.

Problemet e shumta lidhur me centralizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, licencimit të secilit softuerëve dhe instalimit të tyre në secilën pajisje, shpenzimet të mëdha si dhe nevojës për qasje kudo dhe kurdo, ka shtyrë ekspertet që të gjejnë një zgjidhje. Zgjidhja e cila tashmë është shumë e njohur në botën e teknologjisë është ofrimi i softuerit si shërbim (Software as a Service) i cili njihet si SaaS. Ky term për here të parë është përdorur në vitin 2001 nga divizioni për biznes elektronik (eBusiness) i Software & Information Industry (SIIA), ndërsa prej aplikacioneve të para SaaS ka qene SiteEasy i cili është lansuar me 1998 në Siteeasy.com. Continue reading

LUKMANI POROSIT DJALIN E VET ME URTËSI‏

* Djali im, kalova pranë shumë Pejgamberëve dhe përfitova prej tyre tetë urtësi:
– Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën tënde.
– Kur të jesh në tubime me njerëz, ruaje gjuhen tënde.
– Kur të jesh në shtëpitë e tyre, ruaje shikimin tënd.
– Kur të jesh në ushqim, ruaje stomakun tënd.

* Dy gjëra mos i përmend kurrë:
– Të keqen që ta bën dikush dhe,
– Të mirën që ia bën dikujt.

* Dy gjëra mos i harro kurrë:
– Allahun e Madhnum dhe,
– Shtëpinë e përhershme (ahiretin).

* Djali im, kam bartur gur dhe hekur, mirëpo nuk kam gjetur asgjë më të rëndë se borxhi.

* I shijova te gjitha mirësitë e nuk shijova asgjë më të mirë se shëndeti.

* I shijova te gjitha të hidhurat e nuk shijova asgjë më të hidhur se nevoja ime për njerëzit.

Continue reading

Morali

Nëse gruaja… është pronare e moralit atëherë ajo vlerësohet me = 1

Nëse ajo posedon bukuri atëherë i shtohet vlera e saj me një zero = 10

Nëse ajo është e pasur atëherë i shtohet vlerës së saj edhe një zero = 100

Nëse ajo posedon autoritet familjar atëherë vlerës së saj i shtohet edhe një zero = 1000

Dhe nëse ia largojmë numrin një [1] (moralin) atëherë vlera e saj do të mbetet [ 000 ] , dhe kështu ajo mbetet e pavlerë.

Morali dhe sjellja e mirë është vlera e femerës, stolia më e bukur e saj, nëse ajo atë nuk e posedon, stolitë tjera nuk i bëjnë dobi.

Ka thënë i dërguari i Allahut Muhamedi [a.s. paqja e Allahut qoftë mbi të] : ” Nuk ka ndonjë gjë më të rënd [ që peshon ] në peshore [ ditën e gjykimit ] se sa morali i mirë ” [ Transmeton Imam Ahmedi v.6 fq. 461 nr. 27557 ]

(e njejta vlen edhe per meshkuj)

Ja se cfare thote Volteri,Filozofi dhe shkrimtari i madh francez.Per
profetin Muhamed,per fene islame dhe per ate te krishtere:”Feja me të cilën
erdhi Muhammedi,pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi.
Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë
testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: ‘Një Zot është në
tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit.’
Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit.
Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij,
ndërsa të krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së
tyre.O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model
muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi a.s. ka qenë njeri vërtet i madh. Në
gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar
gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri
në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit.”
“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëset e këpucëve Muhammedit.”
“Përsëris se ata, që fenë Islame e quajnë si fe me lakmi epshesh shtazore
dhe një fe që i hap shteg plogështisë dhe papunësisë, janë të padijshëm,
trundryshkur e mendjesëmurë. Këto pretendime, janë fare të pabaza dhe
qëndrojnë shumë larg nga e vërteta. Edhe ata, që i pranojnë si të qëna këto,
nuk e njohin aspak problemin.
Continue reading

Shkencëtari ateist është më i paditur se i padituri që beson

Shkencëtari ateist i brumosur me dituri është më i paditur se i padituri që i beson Krijuesit të vet. Shkencëtari ateist me tërë diturinë e tij prodhon dhe ndërton mjete për shkatërrimin e njerëzimit, pra i shërben djallit për karierizmin e tij, ndërsa besimtari nuk e ka atë forcë mendore të bëjë shkatërrimin e masës së gjerë.

Duke  e pasur këtë parasysh autori thotë: “Sa më shumë të ecim përpara me zhvillimin e diturisë, posaçërisht të asaj që i përket pafundësisë së vogël, aq më të theksuara janë argumentet në favor të ekzistimit të Krijuesit. Por në vend se para fakteve ekzistuese njeriu të pendohet dhe të përulet, ai, përkundrazi, mburret me kryelartësi. Ai beson se është i autorizuar të përdhosë tërë popujt e botës, dhe të tallë çdo ide mbi Zotin, sikurse i nënçmon të gjitha ato vërejtje me të cilat ndeshet në rrugën e vet (djallëzore), nëse ato i janë pengesë në kënaqësitë e tij (shtazarake) dhe në dëshirën e tij për dëshmi.

E këtillë është shoqëria materialiste, e cila tani është në përhapje të gjerë në Perëndim… . Një fitues i Çmimit “Nobel”
për mjeksi në një libër dedikuar publiku të gjerë, ka paraqitur idenë se materia e gjallë rastësisht dhe vetvetiu është krijuar prej disa pjesëve përbërëse elementare, dhe se duke u nisur nga kjo materie e gjallë primitive, në ndikimin e rrethanave të ndryshme atmosferike, janë formuar gjallesa të ndryshme për të arritur gjer te tërësia e çuditshme e cila është njeriu”. Vërtet ky fitues i Çmimit “Nobel”, që i takon shoqërisë materialiste, nuk është hiç më tepër se “materie e gjallë primitive”.

Ja pra, ky është shkencëtari ateist!

(pjese e shkeputur nga libri BIBLA KUR’ANI DHE SHKENCA nga Dr. Maurice Bucaille)

Librin mund ta shkarkoni ketu