Postimi automatik i artikujve nga ASP.NET MVC ne Facebook

asp-_net-facebook-loginShpesh me ka ndodhe qe rregullu dicka edhe mos me shenu, tu mendu qe masi e mesova njhere, e boj gjithehere. Mirepo, nuk me ka dale mire asnjehere. Per kete arsye sot vendosa me postu si me publiku prej C# (ne rastin time ASP.NET MVC) direkt me nje nga faqet e juaja ne Facebook.

Skenari im ishte ky: nje sajt i veturave (www.veturaneshitje.com) ku vizitori mundet me fute veturen qe e ka per shitje dhe kjo veture automatikisht me u publiku ne faqen e Facebook (https://www.facebook.com/veturaneshitje). Fillimisht per kete pune perdora Grafiti RSS, nje Facebook App qe mundesojke me ja dhane nje RSS feed, mandej ky postojke ne wall te faqes. Problemi me kete aplikacion ishte se filloj me mi gjeneru linkat gabim (ndoshta edhe une gabim e kon konfiguru), keshtu qe vendosa me publiku direkt prej websajtit ne wall.

Pas google-imit, gjeta disa poste te mira, mirepo e keqja e tyne ishte se krejt kerkojshin qe perdoruesi i cili po poston duhet me u kyc ne FB dhe me i pranu kushtet e FB App-it. Kjo nuk ishte zgjidhja per mua, sepse qellimin e kisha qe me i perdore kredencialet e mia ne kod, qe me mujt me postu ne emer timin dhe jo me detyru perdoruesin me u marr me hapa te tjere.

Dy dite te mira mi ka honger ky problem, me dofar access tokena, app tokena, jo short time, jo long time… hajmedet haj. Per me i ra shkurt, keta jane hapat si me bo qe permes nje TOKEN me postu ne Facebook Page. Continue reading

ASP.NET tash e tutje Open Source

Image

Para disa ditëve Microsoft njoftoj se ASP.NET tash e tutje do te jete open source. Ky lajme është pritur mjafte mire nga ana komunitetit te zhvilluesve qe si baze e kanë platformën .NET. Personalisht mendoj se ky ka qene një hap shume i mire nga Microsoft; e para se është një dëshmi e mire se Microsoft vazhdon ta  përkrah konceptin e open source dhe e dyta ne aspektin teknik do te ketë shume përparësi e njëra nga to është qe te zhvilluesit e tjerë jashtë Microsoft te kontribuojnë duke dhëne feedback ose duke bere check-in Continue reading