Dashnori dhe Kryqi

Gati sa nuk u çmend
nga gëzimi, desh t’fluturojë nga lumturia e madhe kur dëgjoi lajmin se kërkesa
e tij për studime jasht vendit apo saktësisht në Francë ishte pranuar. Për një
çast ndjeu se ai tashmë do ta mbretrojë tërë botën dhe do të bëhët i pari i
fjalës së kuvendit mes njerëzve. Sa më tepër që u afronte koha e udhëtimit aq
më tepër ndjente afërsin në dyert e etapës së re, ku do ti hapën atij hapësira
të gjëra, me të cilat do të ngritet mbi kolegët dhe shokët e tij.

Por, vetëm diçka e brengoste atë
dhe ia prishte rehatin: Si mund t’a lë Meken?! Me vite të gjata zemra aty mu
preh… lozësha nëpër luginat e saja… pijsha nga uji i saj i dashur-nga Zemzemi i
ëmbël… Mekën, aty ku mora koc e mish… po nënën, nënën time të shtrenjtë, kush
do të kujdesët për të kur mos të jem unë? Vëllezërit e mi patjetër e duan, por
jo aq sa e dua unë… kush do ta çojë atë deri në Harem-Qabe që të falët çdo ditë
siç e kishte zakon?

Pyetje të shumta… pa përgjigje!

Erdh koha e udhëtimit, i pregadit
valixhet, mori në dorë biletat, u përshendet me nënën, ia puthi ballin dhe
duart e saja, përshëndeti dhe vëllezërit e motrat e tija dhe nga faqa po i
rridhnin lotët. Ia dha lamtumirën dhe Mekës dhe Xhamisë së Shenjtë-Qabës…
udhëtoi por mërzia ia coptpoi zemrën…

Mbërriu në Francë, në këtë qytet që
nuk ishte ndonjëherë më parë në të. Mbeti i shtangur kur pa femrat e zbuluara,
të cilat mbushnin rrugët pa kurrfarë turpi. Këtu ndjeu virtytin e ulët të gruas
tek ata dhe nënçimin që posedojnë këto femra dhe ndjeu mungesën e madhe për
tokën e tij të pastër dhe me besim të lartë, tokën e nderit dhe krenarisë.

Filloi të vijojë mësimin por ja një
befasi tjetër, me të në bankat e shkollës ulën vajza adoleshnte me trup gjysëm
të zbuluara e gjysmën tjetër ua lejuan shikimit të tjerëve. Ai, kur hynte në
binën e mësimit ulte shiqimin poshtë këmbëve nga turpi që kishte. Por, dikur
njerëzit thoshin: “Nevojat e shumta ta humbin kontrollin.”… Pasi që kaloi një
kohë, ai tashmë po e gjen vetën të shikojë në këto pamje të ndyra. Madje, duke
drejtuar shikimin e syve të tij drejtë tyre. Zemra e tij tashme iu ndez, sa që
filloi ta preokupojë çështja se si të arrijë deri tek ajo që ia fikë zjarrin e
epsheve të tija… por kjo nuk u bë shumë vonë

E përvetësoi gjuhën francezë për
një kohë të shkurtë. Ajo që më së shumti e bëri ta mësoi këtë gjuhë ishte
dialogu me to. Kaluan disa muaj të rëndë për të, pak nga pak dhe ai ra në
robërinë e njërës nga to që i kishte sytë e kaltër. Ia mbizotëroi ndjenjat e
tija saqë e bëri t’i shkojë pas. E dashuroi atë vajzë aq sa nuk mendonte diç
tjetër dhe nuk e preokuptonte asgjë tjetër përveç saj. Deri që pasoi një natë,
ku do ta zhduk dhe pikën e fundit të imanit pas kësaj vajze…

…gati se i iku mendja… u shkreh në
vaj sa desh i plasi zemra… brenda dhomës po i figurohët Mekeja, Qabeja,
qytetët e tija të bukura! Iu shëmtua vetja dhe iu bë e pa vlerë saqë deshi t’ia
falë një thikë! Por jo, dreqja nuk e la. Edhe pse ai i rrëfente se ai është
musliman, dhe kjo vepër është e ndaluar nga Islami dhe ai tashmë është i
penduar për atë që bëri. Ajo me dhelpëri e fundosi në një natë ende më të
shëmtuar. E mori atë në banesën e saj dhe e njoftojë me motrat e saja që ishin
ende më të bukura se ajo, kurse para tyre dëgjonin dhe shikonin prindërit e
saj! Por, ata janë njerëz që në fjalorin e tyre nuk ekziston fjala ”nderë“ dhe
as që nuk njihet fare tek ata. Tashmë, atë nuk e nxiste vetëm një dashuri, por
atij iu gërshetuan rrugët, iu shumuan shansët, që e rrëmbyen për në grackë dhe
i rrëshqiti këmba në humnerën më të madhe. Patjetër, sepse nuk kërkoi ndihmë
nga All-llahu dhe All-llahu nuk e mbrojti nga kurtha e tyre, kështu që ra në to
sepse ishte injorant.

Një ditë, këmbngulën vajzat dhe iu
lutën atij që të shkojë të shohë adhurimin e tyre me to në kishë në ditën e
dielë, të shohë se si rrëfehën mëkatarët para priftit dhe pastaj të dëgjojë
mëkatfaljen-meshën, të cilën prifti e shpërndan falas! Shkoi me to si të ishte
nën presionin e magjisë…u ndal tek dera e kishës i hutuar, i pa
vendosur…por ja një isharet nga njëra prej tyre që të bëjë ashtu siç bënin
ato! Dhe ai po i vështron se si ato po lëviznin dorën ne gjokësin e tyre në
formë të kryqit. Nuk zgjati shumë dhe ky po ngreh dorën dhe po kryqëzohët
pastaj hyri. Pau ne kishë atë që injoranti e kupton se është e kotë. Por, falë
i qofshim All-llahut që i përmbysë zemërat. E mashtroi atë absurditeti i
priftit dhe premtimi i tij për mëkatfalje. Kjo kështu sepse e humbi ëmbëlsinë e
imanit, ashtu siç thotë Pejgamberi [salAll-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Kur robi
bën prostitucion nga ai del imani dhe i qëndron mbi kokën e tij si hije, e kur
të heqë dorë nga kjo kthehët tek ai.” [hadith sahih, transmeton Ebu Davudi,
Hakimi nga Ebu Hurejra, gjindët në sahihul-xhami’ 1/586].

I shkreti, i besoi këtyre
bestytnive dhe puna përfundoi: …erdhi njëra nga ato me ecje dhelprake, në
dorë mbante një kuti kristali të çmuar e të dekuruar me ar, apo ashtu iu duk
atij dhe iu buzëqesh me buzëqeshje të luanit të tërbuar, nga e cila buzqeshje
tërhoqi vërejtjen poeti në rreshta:

Nëse e sheh luanin
dhëmbët i ka zhveshur

Mos mendo se luani
të është buzëqeshur

Por, ai nuk kuptoi gjësendi! Madje,
ia dha një puthje të ç’nderëshme dhe ia ofroi këtë dhuratë të çmueshme, që nuk
ishte gjë tjetër veç se një kryq nga ari i kulluar. Pa folur ansnë fjalë, iu
afrua dhe me duart e saj ia vari kryqin në qafë që u shrinte deri në gjoksin e
tij. Punë kjo që filloi me epsh të ndytë dhe përfundoi duke lëshuar fenë (me
kufër), All-llahu na dhashtë shpëtim dhe mbrojtje!

Përjetoi disa vite të mërzitshme.
Edhe biseda e tij në telefon me familjen humbi edukatën, ngrohtësinë,
rrespektin, që kishte dikur me familjen e vet.

U afrua koha e
përfundimit të mësimit dhe koha për t’u kthyer… për t’u kthyer në Meke. Ah,
ç’fatëkeqësi e madhe… a ndodhë që doli nga ai qytet musliman e po kthehet i
krishter?! Ishte…

Zbriti në aeroportin e Xhides, i
veshur me model të robave që familja nuk ishte mësuar ta shohin ashtu, me zemër
të zezë, të depresionuar, të hutuar; nuk e njeh mirësinë e as e dallon të
shumtuarën.

E përqafoi nënën me shumë ftohtësi
të çuditshme dhe pse asaj i rridhnin lotët, edhe pse vëllezërit dhe motrat e
tij ishin shumë të gëzuar. Por tashmë, ata ishin një një kodër e ky në një
tjetër. Pasiqë u kthye ishte shumë i mërzitur, me depresion. Ndonjëherë fliste
me shoqet e tija në telefon, apo dilte i vetmuar me veturën e tij në vende që
mos ta dij askush se ku është. Familja e tij filloi ta vërejë se ai nuk po
shkonte asnjëherë në Qabe gjatë ditëve pasiqë u kthye. Iu ra në sy se ai as që
nuk falej. I folën me butësi, por ai iu vërsul në fytyrat e tyre duke iu thënë:
Çdo kush është i lirë në veprat e tija, namazi nuk shkon me imponim.

Kurse nënës së tij i rridhnin lotët
për të dhe u vetmonte në dhomën  e saj
për t’u falur dhe lutur për të që All-llahu ta udhëzoje dhe qante  saqë denesja e saj u dëgjonte pas derës.

Një ditë, motra e tij që ishte për pak vite
më e vogël se ai dhe që e donte shumë, hyri në dhomën e tij dhe e gjeti të
shtrirë në shpindë, me sy të mbyllur duke dëgjuar këngë të huaja shurdhuese. I
shkuan sytë në zinxhirin e artë të varur në gjoks. Deshi të lozë pak me të…
befas ia zu dorën e saj dhe e largoi nga vetja. Ajo u tmerrua kur pa në fund të
zinxhirit një kryq të krishterëve… bërtiti dhe u shkreh në lotë, me vrap u
largua dhe u mbyllë në dhomë. Ai iu afrua asaj dhe fillojç t’i flas me kërcënim,
poqëse ajo do t’i tregonte dikujt për këtë ai do t’ia bënte kështu e ashtu…

U bë në shtëpi sikur të ishte
kafshë e tërbuar, të gjithë largohenin nga ai.

Një ditë, nëna e tij hyri në dhomë
dhe i tha: Çohu dhe më dërgo dikund me veturën tënde! Ai nuk e kishte zakon
t’ia kthente fjalën ansnjëherë. Kur hipen në veturë i tha asaj: Ku jemi nisur?
Në Xhaminë e Shenjtë – në Qabe për të falur namazin e jacisë – ia priti. Iu
shtangën duartë në timonin e veturës… mori t’i kërkojë ndjesë duke u
arsyetuar se nuk kishte kohë kurse pështyma e tij iu tha në fyt. Por, ajo
këmbëguli që patjetër ta dërgonte.

Pa zgjatur u nisën me te dhe ai
sikur po ecte mbi gaca dhe kur arritën atje i tha asaj me fjalë të prerë: Shko
falu e unë të pres këtu! Nëna e tij e ngratë e luste duke e përkëdhelur dhe
lotët e rridhnin në faqe: O biri im, eja dhe ti me mua dhe bëri dua All-llahut,
ndodhë që All-llahu të udhëzon e të kthehesh në fenë tënde. O biri im, e gjitha
kjo përfundon për disa minuta e me to ti fiton shumë sevepe. Por, më kotë,
vazdonte me inatë të çuditshëm të qëndronte. Zbriti nëna duke qarë e ai mbeti
në veturë, i mbylli xhamat e dyerve dhe në kasetofon futi një kasetë me këngë
franceze, ia uli pak zërin dhe mbështeti kokën pas duke dëgjuar.

Ai tregon: Në këtë çast me befasoi
një zë gjigand, i cili çante qiellin e Mekes dhe dridhte malet e saja… ai
ishte Ezani i ëmbël, i bukur: All-llahu Ekber… All-llahu Ekber… Esh-hedu en
la ilahe ilAll-llah… Më hyri një frikë, në çast e fika kasetofonin dhe i
hutuar po dëgjoi thirrjen – Ezanin. Eh… hera e fundit që e dëgjova ishte para
disa viteve të gjata.

Për Zotin, pa dashje më rrodhën
disa lotë në faqe dhe më shkuan duartë në gjoks, e shtrëngova kryqin e shëmtuar,
e hoqa nga qafa dhe e këputa zinxhirin me inatë dhe fori.  Më mbuloi një valë lotësh saqë tërhoqi
vëmendjen e çdo kujt që kalonte afër meje e që shkonte në Xhaminë e Shenjtë.
Zbrita nga vetura dhe u drejtova me vrap për në banjo. Hoqa rrobat dhe u
pastrova. Pastaj hyra në Qabe pasiqë mungoja nga ajo dhe nga Islami pës shtatë
vite. Kur e pashë Qabën rashë në gjunjë nga pamja mallëngjyese… turma të
mëdha njerëzish që ishin mbledhur në Qabe… u lidha në namaz aq sa arrita me
imamin. Gjat namazit i shqetësova ata që ishin përreth meje duke qarë.

Pas namazit, një djalosh erdhi të
më përkujtonte e të më qetësonte se All-llahu i falë të gjitha gabimet dhe e
falë atë që pendohet. E falënderova dhe me zë të ndërprerë bëra dua për të.
Dola nga Xhamia e duke ecur këmbët nuk më mbajshin. Arrita tek vetura, aty
gjeta nënën time të dashur duke më pritur e në dorë kishte në sexhade. Iu hodha
ndër këmbë duke e puthur e duke e qarë… dhe ajo qante dhe ma lëmonte kokën me
dorën e saj të butë. I ngriti duartë kah qielli dhe tha: O Zot, Ty të takon
falënderimi, të qofsha fal o Zot! O All-llah, nuk ma ktheve duanë dhe shpresën
time… të qofsha falë, falënderuar qofsh!

Ia çela derën dhe e futa mbrenda në
veturë dhe u nisëm për në shtëpi. Nuk munda të flas nga lotët, përveç dëgjosha
nënën duke më thënë: O biri im, për Zotin, nuk erdha në Xhami për tjetër përveç
se të bëj dua për ty. Për Zotin, nuk të harrova ty nga duaja ime as në netët e
errëta. Kërkosha nga All-llahu duke pas shpresë të madhe në Të. E unë, nëna yte
nuk pushova së faluri që All-llahu të të jap sukses e të mëshirojë.

E shikova dhe mora t’ia flas por më
ngushtuan lotët. E ndala veturën në skaj të rrugës, i vendosa duartë në fytyrën
time dhe me të madhe ia nisa të qajë, derisa ndjeva se unë po nxjerr nga gjoksi
çdo brengë, ngushtim dhe kufër, kurse nëna gjithnjë më qetësonte dhe më jepte
shpresë.

Pasiqë u kthyem në shtëpi fillova
të djegë e të coptoj çdo gjë që kisha nga librat, kasetat, dhuratat, fotografitë
e femrave të pandershme dhe çdo gjë që m’i kujtonte ato ditë të zeza. Isha
gjithnjë në luftë duke qortuar vetën duke i thënë: Si re në dakord që bësh
amoralitet? Si iu nënshtrove vajzave të pandershme të krishtera? Si hyre në
kishë? Si ia lejove vetës ta gënjesh All-llahun e të varësh kryqin, e All-llahu
thotë: “… nuk e kryqëzuan por iu duk atyre”. Si…? Pyetje të shumta që më
shqetësuan.

Sikur All-llahu të mos ma bëntë të
mundur që të më shoqërojë dikush e të më udhëzojë në punë të mira. Ai ishte një
mësues me autoritet të madh prej djelmoshave të sinqrtë. Nuk mu nda ditë e natë
derisa përfundova së mësuari për një kohë të shkurtë tre pjesë (xhuza) nga
Kur’ani Fisnik. Më së shumti që më tërhoqi tek ai ishte morali dhe edukata e
tij. All-llahu i dhashtë çdo të mirë!

O All-llah, më prano mua se u
ktheva tek Ti! Ti o Zoti im, në librin Tënd thua: “Thuaj atyre që nuk besuan:
nëse largohen nga mosbesimi iu falët atyre ajo që ka kaluar.” Andaj, unë O Zot
u largova nga kufri, më fal mua nga ajo që bëra më parë!

Ti o Zot thua: “Thuaj: “O robërit e
Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën
ndaj mëshirës së All-llahut, se vërtetë, All-llahu i fal të gjitha mëkatet, Ai
është që shumë falë dhe është Mëshirues!” Unë o Zot, e ngarkova me mëkate të
shumta vetën e këto nuk m’i fal askush tjetër përveç Teje, andaj, më fal mua me
faljen Tënde të madhe dhe më mëshiro sepse Ti je që shumë falë dhe Mëshirues.

Dhe pas kësaj, dua të them se
All-llahu e le të lirë për një kohë robin e vet por asnjëherë nuk hjek dorë nga
ai. Ndodhë që njeriu të largohet nga Zoti i vet aq larg që nuk ka shpresë t’i
kthehët ndonjëherë. Por, All-llahu megjithatë është i Madhërishëm, i Urtë,
Mëkatfalës, pranon pendimin por edhe dënon ashpër, është i plotfuqishëm, nuk ka
të adhururar më të drejtë pos Tij dhe përfundimi është tek Ai.

Andaj, sa i këndshëm është kthimi
tek All-llahu, sa i ëmbël është pendimi i sinqertë dhe sa i Butë është
All-llahu [subhanehu ve tea’la]. Mu për këtë i drejtohem thirrësve Islam që sa
më tepër të preokupohen me smundjet e njërëzve. Të mundohen që t’i nxjerrin ata
nga errësira e në dritë me leje të All-llahut. T’i thërrasin ata me urtësi, me
këshilla të bukura, me durim. Asnjëherë mos t’i dëbojmë ata, mos t’i fyejmë e
t’ua humbim udhëzimin. All-llahu [subhanehu ve tea’la] është Ai që i rrotullon
zemërat si të dojë.

Ashut siç është cekur në hadithin
që trasmetohet nga Abdullah bin Amër bin El-Asë se ai ka dëgjuar Pejgamberin
[salAll-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Vëretë, të gjitha zëmrat e bijve
të Ademit janë mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit sikur të ishin një
zemër, iu ndron gjëndjen si të ketë dëshirë.” Dhe prej lutjeve të Pejgamberit
[salAll-llahu alejhi ve sel-lem] ishte: “O All-llah, ti që iu ndryshon gjëndjen
zemrave, na i drejto zemrat tona për në adhurimin Tënd!” [trasmeton Muslimi]

Musa Muhamed hexhad Ez-Zehrani

Përktheu:

Ankebut.com
11 Muharrem 1426 – 20 shkurt 2005

Leave a comment